Myslimanët kurrë nuk do të kanë mbarësi ne Kurban Bajram apo Fiter Bajram

Razini transmeton se Imam Sadiku (as) ka thënë: „Kur Husejni biri i Aliut (as) u godit me shpatë dhe u rrëzua e kur ja preun kokën vrullshëm, një thirrës thirri nga brenda e Fronit: »O ti komb i hutuar, që devijuat dhe morët rrugën e humbjes pas profetit (sa) të tuaj, Allahu mos iu mbarësoftë as për Kurban Bajramin e as për Fitër Bajramin.« Dhe në një transmetim tjetër thuhet: „Mos iu mbarësoftë as për agjërim dhe as për Fiter Bajram.” Pastaj Abu Abdillah (Imam Sadiku) tha: „Pasha Zotin, ata sigurisht nuk patën mbarësi dhe nuk do të kanë mbarësi, derisa hakmarrësi i Husejn Ibn Aliut (as) te merr hakmarrje.” [Al-Fakih nga As-Saduk, Vëllim 2, Faqe 175, Hadith 2059]

محمد بن علي بن الحسين عن عبد الله بن لطيف التفليسي عن رزين عن جعفر بن محمد الصادق عليهما السلام قال: لما ضرب الحسين بن علي عليهما السلام بالسيف وسقط ثم ابتدر ليقطع رأسه نادى مناد من بطنان العرش ألا أيتها الأمة المتحيرة الضالة بعد نبيها لا وفقكم الله لاضحى ولا فطر وفي خبر آخر لصوم ولا فطر قال: ثم قال أبو عبد الله عليه السلام: فلا جرم والله ما وفقوا ولا يوفقون حتى يثور ثائر الحسين بن علي عليهما السلام

Muhammad Ibn Hasani transmeton se Imam As-Sadiku (as) ka thënë: „Kur i ndodhi Husejnit (as) ajo çfarë i ndodhi, engjëjt filluan të qajnë me zë të lartë e të zhurshëm te Zoti dhe thanë: »O Zot, ky është Husejni, i zgjedhuri yt dhe i biri i vajzës së Profetit (as) tënd.« Atëherë Zoti e ngriti hijen e kryengritësit (Imam Mehdiut) dhe tha: »Përmes këtij, unë hakmerrem për këtë.«” [Al-Luhuf nga Ibn Tawus, Faqe 74 – 75]

علي بن موسى بن جعفر بن طاووس عن أبي طاهر محمد بن الحسن الترسي عن جعفر بن محمد الصادق عليهما السلام قال: لما كان من أمر الحسين عليه السلام ما كان ضجت الملائكة إلى الله بالبكاء وقالت: يا رب هذا الحسين عليه السلام صفيك وابن بنت نبيك، قال فأقام الله ظل القائم عليه السلام وقال بهذا أنتقم لهذا

Similar Posts

Lini një Përgjigje